-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSituata kaotike në Kuvend, reagon Niko Peleshi: Deputetët tanë nuk janë aty...

Situata kaotike në Kuvend, reagon Niko Peleshi: Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS,  Niko Peleshi ka reaguar pas situatës kaotike të shkaktuar në seancën e sotme plenare.

Ai shprehet se deputetët nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë.

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian.

Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna”, shprehet Peleshi.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments