5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSiniçan, reagon Zijadin Sela, “Ky është shtet policor, Nuhiu të largojë...

Siniçan, reagon Zijadin Sela, “Ky është shtet policor, Nuhiu të largojë policët”

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, nëpërmjet një konference për shtyp enkas për situatën dramatiek në në fshatin Siniçan i bëri apel Ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme t”i largojë menjëherë policët e tij. Siç tha ai t’i mundësohet banorëve sjellja e ujit të pijshëm.

“Sot këtë konferencë për shtyp e kemi thirrur në lidhje me ndodhitë e mbrëmshme. Sidomos për rastin e mbrëmshëm ku një fshat i tërë në kërkim të ujit të pijshëm është duke protestuar dhe ka gdhirë në mal aty ku janë burimet e ujit. Fjalën e kam për banorët e fshatit Siniçan dhe problemet me ujin e pijshëm që ato kanë në Komunën e Bogovinës. Se Maqedonisë së Veriut, i mungojnë institucione që do ta vetëshërojnë sistemin kjo nuk është risi sepse të gjithë qytetarët e dinë se në çfarë situatash ka kaluar sistemi i së drejtës. Por risia është se Maqedonia e Veriut çdo ditë po shndërrohet në shtet policor”, tha Ziadin Sela.

Ai e quajti skandal rastin kur prokurori i cili është i thirrur për t’i zgjidhur çështjet i jep policisë urdhër dhe policia siç tha Sela vazhdon që tash e në këto momente t’ua pamundësoj’ banorëve të Siniçanit furnizimin me ujë të pijshëm.

“Shfrytëzoj rastin që ti bëj thirrje atij Ministri të Punëve të Brendshme që sa herë i bie radha të bëhet ministër shqiptarët përballen me probleme, që urgjentisht ti largojnë policët nga burimet në mënyrë që të lirohet uji i pijshëm për banorët e Siniçanit” bëri thirrje Ziadin Sela gjatë konferencës për shtyp.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments