Konfederata e Organizatave Sindikale kërkon që Këshilli Socio-Ekonomik të mblidhet urgjentisht dhe të nënshkruhet një marrëveshje e përgjithshme kolektive. Në të kundërtën, paralajmërojnë greva, protesta masive dhe demonstrata. Thonë se situata është alarmante dhe se çdo ditë marrin paralajmërime nga punëtorët që cilët vështirë e kalojnë muajin.“Kërkesat tona konkrete janë që menjëherë të thirret Këshilli Socio-Ekonomik. Të shohim çfarë do të thotë Qeveria. Nuk dhanë as 2.800, thonë se do ta harmonizojnë rrogën me minimalen, kishte kohë 6 muaj, në shtator skadojnë edhe ata gjashtë muaj. Ato 2.800 denarë nuk janë më në lojë. Të gjithë kërkojmë rritje në përputhje me pagën minimale prej 18.4%. Në qoftë se kjo nuk ndodh, ekipi ynë juridik nuk në dipozicion, do ta vërshojmë shtetin me padi, sepse vetë Qeveria nuk respekton ligjin.”- pohoi Marjan Risteski, kryetar i KOSM.
Nga Sindikata janë të bindur se shteti ka të holla, por se shpenzohen në mënyrë joracionale. Kjo kontribuon për shpërngulje masive nga vendi, kurse me nismën “Ballkani i Hapur” shumë punëtorë tashmë paralajmëruan ikjen e tyre.
“Çështja se a do të ketë protestë në polici apo jo, nuk është interesante. Ata interesohen për atë se cili destinacion është më interesant për më shumë të holla dhe të shkojnë sa më shpejt. Nëse shkojnë sot, do të jenë më të lumtur. Ka numër të madh të zyrtarëve policorë që më e humbën durimin.”- deklaroi Goce Dellçev, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.
“Infermiere, kujdestare, çdo ditë po largohen nga vendi. Te unë konkretisht ka paralajmërime për 3-4 infermiere të cilat do të shkojnë në Gjermani. Kjo është për shkak të pakënaqësisë nga rrogat, sjelljes së punëdhënësit ose udhëheqësit, por gjithashtu edhe mënyra në të cilën punohet në shëndetësi nuk është në rregull. Shumë udhëheqës po përzihen në punët që nuk janë nën kompetencat e tyre.”- tha Llazo Kostovski, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Geriatrisë
Vitin e fundit rreth 300 policë kanë braktisur vendin, 5% të stafit mësimdhënës dhe rreth 900 mjekë brenda pesë viteve të fundit. Nga ana tjetër, sipas përfaqësuesit të Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, Adnan Aliti, pjesëtarët e ARM-së janë të kënaqur, sepse rroga e tyre është 25.000, kurse me të gjitha shtesat arrin deri në të paktën 40.000 denarë. Por, me ligjin e ri, ato do të rriten për 10%.tv21.tv