3.1 C
Tetovo
E enjte, 22 Janar, 2026
BallinaLajmeSindikata profesionale padit 14 ushtarë, akuzohen për abuzim dhe keqmenaxhim në ushtri

Sindikata profesionale padit 14 ushtarë, akuzohen për abuzim dhe keqmenaxhim në ushtri

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ka dorëzuar një kallëzim penal kundër 14 anëtarëve të Ushtrisë, për dyshime për abuzim me detyrën, shoqërim kriminal dhe punë të pandershme në shërbim, duke përfshirë komandantë dhe anëtarë të disa njësive dhe komisioneve disiplinore, ndërsa paralajmërojnë se do të dorëzojnë kallëzime edhe ndaj katër gjeneralëve dhe kërkojnë nga prokuroria të veprojë, përcjell TV21.Sindikata thekson se kallëzimi lidhet me dëme materiale të shkaktuara ndaj anëtarëve të ushtrisë dhe buxhetit të shtetit. Për më tepër, ata paralajmërojnë se 4 gjeneralë po veprojnë kundër tyre dhe do të dorëzojnë kallëzime të tjera në të ardhmen. Sindikata ka apeluar deri tek presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, që të rishikojë vendimet për avancimet dhe emërimet në pozita përgjegjëse ushtarake, duke kërkuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të ushtarëve profesionistë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments