Qeveria lëshoi pe, por jo plotësisht. Ajo e pranoi kërkesën e Sindikatës së punonjësve të Administratës Gjyqësore për rritjen e pagave. Por, në vend të 30 për qindëve, do të ketë rritje prej 24%. Rritja do të realizohet në tre këste, dhe të drejtën do ta fitojnë në mars, nëse institucionet i nënshkruajnë marrëveshjet kolektive. Rritje do të marrin rreth 8 mijë të punësuar në administratë dhe punonjës të gjyqësorit, të cilët prej dekadash presin pagë më të lartë.
„Ajo që duhet të përpunohet është përgatitja e tekstit të këtyre marrëveshjeve kolektive, së bashku me Qeverinë, pra me përfaqësues të qeverisë dhe sindikatës, dhe kjo të vihet në votim tek ne në sindikatën e organeve dhe trupave për të parë nëse kolegët do ta pranojnë në atë formë. Nëse e pranojnë, nuk ka asnjë pengesë për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve të këtij viti. Nëse nuk e pranojnë, Qeveria do të marrë përgjigjen tonë se tashmë është humbur një vit, të punësuarit ndoshta do të kërkojnë më shumë nga kjo shumë që tani është ofruar, dhe të shohim nëse do të ketë kushtëzim nga ana e qeverisë për heqje dorë nga diçka tjetër“, tha Tërpe Dejanoski, kryetar i SPOGJ-it.
Nëse paga minimale rritet për 1500 denarë, të punësuarit në administratë dhe gjyqësor do të marrin rritje prej 8% në ato 1500 denarë, pra nëse një person ka marrë pagë pak më shumë se 30 mijë denarë, me këtë marrëveshje do të rritet për gati 4 mijë denarë dhe kështu në tre vitet e ardhshme. Ndryshe, LSM njoftoi se të martën do ta bllokojnë Kuvendin, me arsyetimin se deputetët nuk e kanë votuar ligjin për rritjen e pagës minimale. Pastaj të enjten do ta bllokojnë Odën Ekonomike, ndërsa më 17 do ta bllokojnë Qeverinë. /Alsat.mk
