-4.3 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeSindikata e DAP proteston, kërkojnë rritje rrogash për 30%!

Sindikata e DAP proteston, kërkojnë rritje rrogash për 30%!

Të punësuarit në Drejtorinë për të Ardhura Publike që janë pjesë e sindikatës, protestuan në mbarë vendin.  Në Tetovë nuk punuan për gjysmë ore si shprehje e pakënaqësisë se pagën nuk po e marrin me rritje, gjë që siç thonë, u takon sipas ligjit.

Konsiderojmë se ne si pjesë e ministrisë na takon kjo rritje për 30% dhe gjetëm rastin që ta shprehim pakënaqësinë për këtë dhe kjo protestë është një vazhdimësi për tentimet e vazhdueshme, ku kishim edhe një kërkesë për rritjen e rrogave në mënyrë të arsyeshme dhe të argumentuar me të gjitha parametrat me marrëveshjen kolektive që e kemi si sindikatë, na takojnë. Brenda 15 viteve kemi vetëm 5% rritje në 2009 dhe duke i parasysh të gjithë ata  ndryshime, vështirësi, rritjen e çmimeve, periudhën e pandemisë, është shumë e arsyeshme një rritje por realisht nuk është rritje por një ndjekje”, tha Agron Emini, sindikalist.
 “Sot protestojmë të shprehim pakënaqësinë për të drejtat që na janë shkelur që nuk është dhënë rritja e pagave që na takon në përputhje me ligjin për buxhet, gjegjësisht nenin 66 për buxhet në bazë të cilës organeve që janë në  kuadër të ministrisë u takon rritje rroge për 30%.”

Sindikalistët ankohen se edhe pse punët dhe detyrimet janë rritur vit pas viti, asnjëherë rast nuk kanë pasur rritje rroge në bazë të asaj që u takon. Nëse ata nuk marrin përgjigje pozitive nga ana e punëdhënësve, pohojnë se do të vazhdojnë me protesta. Sindikata e Drejtorisë për të Ardhura Publike ka 500 anëtarë, ndërsa në nivel republikan në këtë drejtori janë mbi 1000 të punësuar
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments