10.4 C
Tetovo
E premte, 16 Maj, 2025
BallinaLajmeSindikata e DAP-it, udhëheqësia arritën marrëveshje, pagat e punëtorëve do të rriten...

Sindikata e DAP-it, udhëheqësia arritën marrëveshje, pagat e punëtorëve do të rriten për 30 për qind

Sindikatat dhe menaxhmenti i Drejtorisë për të ardhura publike arritën marrëveshje. Punonjësit në administratën e të hyrave publike nga muaji i ardhshëm do të marrin paga 30 për qind më të larta në llogaritë e tyre.

U nënshkrua edhe marrëveshja kolektive mes “Solidaritetit” dhe Drejtorisë për të ardhura publike dhe u siguria pëlqim pozitiv edhe nga Ministria e Financave.

“E realizuam të drejtën për të cilën gjatë tërë kohës si përfaqësues të sindikatës insistonim për rritjen e pagave për 30 për qind. Këtë marrëveshje e konstatoi ndërmjetësi, i cili dha edhe rekomandime që janë dorëzuar MPPS dhe institucionet e involvuara se duhet lidhur marrëveshje kolektive që parasheh rritjen e pagave.”, – deklaroi kryetari i Organizatës Sindikale pranë DAP-it, Vase Nedanovski.

Marrëveshjes i parapriu protesta e punonjësve të DAP-it dhe kërcënimi i tyre për grevë të përgjithshme, e cila mund të kishte pasoja mbi ekonominë. Por, në fund, me ndihmën e ndërmjetësuesit, Ilija Manasiev, u arrit një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments