Katerina Sinadinovska nga Këshilli i Etikës dje në revistën debatore “Click Plus” në TV21 theksoi një hulumtim në të cilin është paraqitur se studentët universitarë, qytetarët akademikë nuk e njohin alfabetin maqedonas.
Ajo thotë se nuk e besonte dhe iu desh të lexonte disa herë hulumtimin për të parë nëse ishte e vërtetë. tv21
Studentët e fakultetit, qytetarët akademikë nuk e dinë alfabetin. Nuk mund ta besoja, e rilexova disa herë tekstin që të kuptoja nëse ishte i vërtetë. “Profesorët universitarë, maqedonas, dalin me deklarata se këto janë vrima të bëra në sistem”, shtoi Sinadinovska.
Ajo shton se dy shkronja të alfabetit ishin kontestuar dhe nxënësit nuk i njihnin sepse nuk kishin nevojë, pra nuk i përdornin.