16.8 C
Tetovo
E shtunë, 19 Korrik, 2025
BallinaLajmeSimboli i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e...

Simboli i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë, thotë Sveçla

“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, gjatë aksionit të largimit të billbordeve ilegale me simbole serbe në Zveçan.

Ai ka thënë se këto imazhe të diktatorëve e të agresorëve serbë nuk janë të pranueshme në Kosovë, raporton Zeri.info.

Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, u shpreh Sveçla në një video të postuar në Facebook, ku shihet se me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sveçla ka thënë se Kosova është shtet i përcaktuar për vlerat demokratike dhe si institucione janë të përkushtuar që të mbizotërojnë ligji e rregulli në tërë territorin. /Zëri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments