0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiSimbol i fuqisë industriale të Gjermanisë, gati të “ulë qepenat”/ “Volswagen” paralajmëron...

Simbol i fuqisë industriale të Gjermanisë, gati të “ulë qepenat”/ “Volswagen” paralajmëron mbylljen, çfarë pritet të ndodhë sot në selinë e gjigandit të makinave

Dita e sotme pritet të jetë e tensionuar në selinë e Volswagen në Gjermani.

Ndërsa kompania deklaroi se do të përgatisë terrenin për mbylljen e fabrikave në këtë vend, pritshmëritë janë që drejtuesit të përballen me një forcë punëtore të tensionuar nën frikën e shkurtimeve në staf, si masë paraprake.

Reuters bën me dije se arsye për mbylljen e fabrikave është mungesa e porosive për makina, nga brenda dhe jashtë vendit, gjë që ka ndikuar edhe gjigandin gjerman të prodhimit të makinave.

“Industria evropiane e automobilave është në një situatë shumë serioze. Mjedisi ekonomik u bë edhe më i ashpër dhe konkurrentë të rinj po hyjnë në tregun evropian. Gjermania në veçanti si një vend prodhimi po mbetet më mbrapa për sa i përket konkurrencës”, tha CEO i Volkswagen Group, Oliver Blume.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments