0.2 C
Tetovo
E martë, 11 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSiljanovska për reagimet e BDI-së: “Duhet pasur kujdes për profesionalizmin”

Siljanovska për reagimet e BDI-së: “Duhet pasur kujdes për profesionalizmin”

Reagimet e BDI-së se përjashtohen shqiptarë nga Ministria e mbrojtjes i dëgjoi edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo si komandant suprem i Armatës është interesuar për këtë çështje ndërsa shpjegimin që e ka marrë ishte se bëhet fjalë për riemërime të caktuara. Shton se sipas saj duhet pasur kujdes për përfaqësimin e drejtë por edhe për profesionalizmin.Kryetari i Alternativës nga koalicioni VLEN, Zeqirija Ibrahimi në Daily Click në TV21 tha se duhet pasur kujdes edhe me standardet e NATO-s që të cilat jo çdo herë kanë të bëjnë me përfaqësimin etnik.

BDI ditëve të fundit akuzoi se bëhet përjashtim sistematik dhe margjinalizim i shqiptarëve nga institucionet shtetërore, sidomos nga strukturat kyçe të Armatës. Nga partia e Ahmetit u dërguan edhe letër partnerëve ndërkombëtarë se me këtë rrezikohet struktura multietnike e shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments