0.4 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeSiljanovska për kontestin me Bullgarinë: Zgjidhja e vetme e mundur do të...

Siljanovska për kontestin me Bullgarinë: Zgjidhja e vetme e mundur do të ishte ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj vjetor para Kuvendit theksoi se zgjidhja e vetme e mundshme për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë, do të ishte ajo për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar të përcaktuar në Ligjin kushtetues për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Siljanovska tha se kjo do të ishte situatë “win-win” sepse siç theksoi, do të plotësohej kërkesa e Bullgarisë.

Ajobëri thirrje për bashkim në drejtim të integrimit evropian dhe për konsensus mes qeverisë dhe opozitës për interesat e përbashkëta shtetërore.

“Ne kemi propozuar një zgjidhje edhe për një kërkesë irracionale. Duke interpretuar në mënyrë kreative Kornizën Negociuese, gjegjësisht Konkluzionet, besojmë se zgjidhja e vetme e mundshme do të ishte ajo e ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar, e vendosur në Ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve, të cilin e kemi aplikuar disa herë. Në këtë rast, “vacatio legis” do të detyronte, pra amendamenti do të hynte në fuqi pas përfundimit të negociatave tona dhe ratifikimit të Traktatit për anëtarësimin tonë në BE. Kjo do të ishte një zgjidhje e mirë për Bullgarinë, sepse do të përmbushte kërkesën e saj, por më vonë, dhe ndërkohë, do të na ndihmonte në integrimin evropian, në frymën e Preambulës së Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë, të vetëdijshëm se sa më shpejt të përfundojnë negociatat tona, aq më shpejt do të arrihet qëllimi”.

“Për ne fitore do të ishte mundësia për t’u marrë me reformat evropiane, në vend të pengesave ballkanike dhe do të nxitonim të përfundonim negociatat. Miqësia e forcuar dhe fqinjësia e dëshmuar e mirë do të ishte fitim për të dyja vendet”, theksoi Siljanovska-Davkova.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments