27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeSiljanovska: Ka lodhje nga zgjerimi, por ka lodhje edhe nga pritja, BE-ja...

Siljanovska: Ka lodhje nga zgjerimi, por ka lodhje edhe nga pritja, BE-ja duhet ta përfshijë Ballkanin Perëndimor

“Jemi të vetëdijshëm se ka lodhje nga zgjerimi, por ka lodhje edhe më të madhe me pritjen. Prandaj, në cilësinë e kryetarëve të PBEJL-së, inkurajoj partnerët evropianë që të qëndrojnë konsekuent, të besueshëm dhe parimor ndaj idesë evropiane. Nuk mjafton të thuhet se BE-ja është një histori e papërfunduar dhe një simfoni e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor, por duhet përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor në orkestër, duhet të shkruajë nota dhe të marrë pjesë në çështjet evropiane, theksoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në konferencën përmbyllëse për shtyp në takimin e PBEJL-së në Shkup.

Sipas Siljanovskës, besimi ndërtohet përmes heqjes dorë të standardeve të dyfishta dhe respektimit të së drejtës, të parimeve të të drejtës ndërkombëtare, duke llogaritur edhe mospërzierjen në çështjet e brendshme të shteteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments