11.4 C
Tetovo
E enjte, 22 Maj, 2025
BallinaLajmePresidentja e shtetit Siljanovska-Davkova propozon Trajko Sllaveskin për guvernator të ri

Presidentja e shtetit Siljanovska-Davkova propozon Trajko Sllaveskin për guvernator të ri

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkovka në Kuvend ka propozuar emërin e Trajko Slaveskit për Guvernator të ri të Bankës Popullore, transmeton TV21. Nga kabineti i presidentes Siljanovska theksojnë se përzgjedhja ka qenë e vështirë për shkak të cilësisë të dëshmuar të të gjithë kandidatëve.

“Ju informojmë se presidentja Gordana Siljanovska deri te Kuvendi ka dorëzuar propozimin e prof. dr. Trajko Sllaveski për Guvernator të ri të Bankës Popullore.Gjatë marrjes së vendimit, presidentja është udhëhequr nga ekspertiza dhe kompetencat, dinjiteti dhe integriteti, si dhe si dhe mundësia reale e emërimit të kandidatit.

Duam të theksojmë se përzgjedhja ka qenë e vështirë, duke pasur parasysh cilësinë e dëshmuar të të gjithë kandidatëve”, thonë nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments