Sveçla: Kjo është një punë intensive e gjithanshme e shumë faktorëve të përfshirë dhe unë besoj se shumë shpejt do të sjellë rezultate. Kur një shtet si Serbia ka qëllime agresive, patjetër që në çdo moment ka mundësi me të lëndu. Fajin duhet ta kërkoni tek Serbia jo tek tre policët që po kryenin detyrën e tyre. Ne çdo ditë po fuqizohemi po ngrihemi, falë edhe bashkëpunimit me partnerët por nuk mund të themi qe ky rast është për shkak të Kosovës por për shkak të politikave agresive të Serbisë. Sa i takon qytetarëve që arrestohen duhen pyetur institucionet e Serbisë pse arrestojnë qytetarët tanë vetëm se janë shqiptarë. Është ministria e punëve të jashtme që po kujdeset për shëndetin e policëve ndërsa me familjarët është komunikuar menjëherë pasi u mor vesh situata dhe do të komunikojmë gjatë gjithë kohës për informacione të tjera.
Kurti: Është 17% e territorit të Kosovës në veri, janë qindra kilometra në kufi malor e duke pasur parasysh kapacitetet që ka Kosova nuk mund të vendosësh zyrtar policor në çdo 50 metra të këtij kufiri të gjatë. Nuk është e mundshme të ruhet kufiri në mënyrën se si ju aludoni, ne do i shtojmë zyrtarët policor por aq e gjatë është vija kufitare sa nuk do të mund të ketë asnjëherë mjaftueshëm policë që të ruajnë kufirin. Kufirin e ruan ushtria, e ushtria është KFOR. KFOR është ushtria e Kosovës në veri të Kosovës. Ne do të bëjmë maksimumin me ushtrinë tonë por për të qenë të sukseshsëm duhet të jetë KFOR.