6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSiç është e përcaktuar me ligj' - Bislimi thotë se me Lajçakun...

Siç është e përcaktuar me ligj’ – Bislimi thotë se me Lajçakun u arrit dakordim për depërshkallëzimin në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar se është arritur dakordim me emisarin Lajçak për hapat e nevojshëm për të siguruar de-përshkallëzim në veri.

Sipas Bislimit, de-përshkallëzimi do të bëhet siç është e përcaktuar me ligj, e po ashtu ka shtuar se është arritur dakordim për fokusim në normalizim dhe zbatimin e sundimit të ligjit.

“U takova me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak për të diskutuar hapat e ardhshëm për zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. Ramë dakord për hapat e nevojshëm për të siguruar de-përshkallëzim efektiv dhe siç është i përcaktuar me ligj, fokusimin në normalizim dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Bislimi.

Sipas emisarit evropian, biseda e sotme është bërë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas propozimit të Bashkimit Evropian, të cilin deri më tash, Qeveria nuk e ka pranuar.

Lajcak shkruan se ka pasur pajtim me Bislimin për hapat e parë për shtensionimin e situatës në veri.

“Patëm një diksutim bilateral intensiv sot në Bratislavë me Zëvendëskryemiministrin Besnik Bislimi për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas deklaratës së 3 qershorit nga Bashkimi Evropian dhe për rrugën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. U pajtuam për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

BE-ja ka propozuar që kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore të tërhiqen nga ndërtesat komunale dhe të punojnë deri objekte alternative dhe të mbahen zgjedhje të reja. Propozimi i BE-së është edhe kërkesë e SHBA-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments