9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSi u goditën mijëra anëtarë të Hezbollah me 1 SMS, operacioni më...

Si u goditën mijëra anëtarë të Hezbollah me 1 SMS, operacioni më i madh i Mossad

Pajisjet e komunikimit, që njihen si ‘pagers’ të përdorura nga qindra anëtarë të grupit militant Hezbollah shpërthyen pothuajse njëkohësisht në Liban dhe Siri të martën, duke vrarë të paktën 9 individë dhe duke plagosur rreth 3 mijë të tjerë. Edhe pse Izraeli nuk e ka pranuar autorësinë, sulmi konsiderohet si një nga operacionat më të mëdha dhe më komplekse të kryera ndonjëherë nga Mossad.

Agjencia izraelite e spiunazhit vendosi rreth 5 mijë eksploziv brenda “pagers-ave” të importuara nga grupi libanez Hezbollah disa muaj përpara shpërthimeve të së martës.

Të dhënat u bënë publike nga agjenia e lajmeve Reuters, e cila citon një burim lartë të sigurisë në Liban.

Operacioni ishte goditje e fortë e sigurisë së Hezbollahut, ku të plagosurit përfshijnë luftëtarët e grupit dhe të dërguarin e Iranit në Bejrut.

Burimi libanez i sigurisë tha se “pagers-at” ishin të markës Gold Apollo me bazë në Tajvan, por kompania tha se nuk i prodhonte ajo pajisjet, por një firmë evropiane me të drejtën për të përdorur markën e saj.

Komploti duket se ka marrë shumë muaj në përgatitje, i thanë Reuters disa burime.

Burimi i lartë libanez i sigurisë tha se Hezbollah kishte porositur 5,000 “pagers” nga Gold Apollo, të cilat u morën në dorëzim në fillim të këtij viti.

Themeluesi i Gold Apollo, Hsu Ching-Kuang tha se “pagers-at” e përdorur në shpërthim ishin bërë nga një kompani në Evropë që kishte të drejtën të përdorte markën e firmës me bazë në Taipei, emrin e së cilës ai nuk mund ta konfirmonte menjëherë.

“Produkti nuk ishte i yni, por kishte markën tonë në të,” u tha ai gazetarëve të mërkurën, pa përmendur kompaninë që i prodhoi pajisjet.

“Pagers-at” janë mjete komunikimi, pararendëse të telefonit, të cilat mund të dërgojnë sinjale dhe mesazhe që janë vështirë të gjurmohen.

Luftëtarët e Hezbollahut kanë përdorur “pagers-at: si një mjet komunikimi të teknologjisë së ulët në një përpjekje për të shmangur gjurmimin e Mossad.

Por burimi i lartë libanez tha se pajisjet ishin modifikuar nga shërbimi izraelit i inteligjencës “në nivelin e prodhimit”.

“Mossad injektoi një tabelë brenda pajisjes që ka material shpërthyes dhe që aktivizohet përmes një kodi. Është shumë e vështirë ta zbulosh atë me çdo mjet. Edhe me çdo pajisje apo skaner,” tha burimi.

3,000 nga “pagers-at” shpërthyen kur iu dërgua një mesazh i koduar, duke aktivizuar njëkohësisht eksplozivët.

Një tjetër burim sigurie i tha Reuters se deri në tre gramë eksploziv ishin fshehur brenda pajisjeve dhe qëndruan aty për muaj të tërë pa u zbuluar nga Hezbollahu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments