11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaSi po përpiqet Rumen Radev të bëhet Viktor Orbani i Bullgarisë?

Si po përpiqet Rumen Radev të bëhet Viktor Orbani i Bullgarisë?

Shumë detaje të ditëve të fundit do të harrohen, por një gjë jo: NATO-ja kishte një takim në Sofje dhe presidenti i Bullgarisë nuk ishte aty.

https://zeri.info/ads/inarticle.html

Në atë kohë, ai ishte në Hungari dhe prej andej dërgonte mesazhe që ishin të kundërta me qëndrimet e shumicës së anëtarëve të NATO-s në Sofje.

Një shembull: Asambleja Parlamentare e NATO-s bëri thirrje që Ukrainës t’i lejohet t’i qëllojë objektivat ushtarake ruse me armë perëndimore. Ky ishte një hap i madh përpara, në krahasim me qëndrimet e mëparshme të shteteve anëtare.

Një ditë më herët, presidenti bullgar, Rumen Radev, ishte në Budapest, ku u takua me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, dhe presidentin Tamas Sulyok. Duke folur prej atje, ai tha se lufta në Ukrainë nuk do të ndalet me më shumë armë, por me diplomaci.

Këto dy pozicione nuk përputhen. Radev mund të ketë të drejtë, vendet e tjera të NATO-s mund të kenë të drejtë, por ajo që nuk mund të thuhet, është se Radev e shikon luftën e Rusisë në Ukrainë me sytë e NATO-s.

Për këtë arsye, ai nuk qëndroi në Sofje për të mirëpritur Asamblenë Parlamentare të NATO-s, tha Elena Poptodorova, ish-ambasadore e Bullgarisë në Uashington.

Ajo u tha mediave bullgare se vizitat si kjo në Hungari “mund të riplanifikohen gjithmonë”, ndërsa prania e presidentit në forumin në Sofje ishte “politikisht e rëndësishme”.

“Shpresoj që lajmi në mediat tuaja të mos jetë se ‘Radev e shmangu takimin me [shefin e NATO-s, Jens] Stoltenberg’”, tha vetë Radev nga Zvicra, ku udhëtoi pas qëndrimit në Hungari.

Ai tha se takimet e tij ishin planifikuar përpara se të bëhej e qartë se do të kishte një takim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje.

Poptodorova i sheh gjërat ndryshe – Radev, sipas saj, “kishte qëllim të tregonte, së paku, distancim dhe mosangazhim” – gjë që është “një sinjal i rëndësishëm për Kremlinin”.

Cilat janë qëndrimet e presidentit?

Në Hungari dhe Zvicër, Radev prodhoi së paku tri lajme që tregojnë se ai e ruan qëndrimin e tij të vjetër pro-rus për luftën, por se tani shprehet edhe më publikisht. Përveçse shmangu takimin e NATO-s në Sofje, ai po ashtu dha sinjale se:

ekziston rreziku që ushtarët bullgarë të dërgohen në frontin e luftës në Ukrainë dhe ai është kundër;

Perëndimi është burim i rrezikut potencial për Bullgarinë.

Nën një: Dërgimi i ushtarëve perëndimorë në frontin e luftës

Paqja në Ukrainë “nuk do të arrihet duke dërguar më shumë armë ose trupa në Ukrainë nga vendet anëtare të NATO-s”. Ajo mund të arrihet me “instrumente diplomatike”, tha Radev në Hungari.

Rel-i iu drejtua Zyrës së Presidentit me kërkesën për të shpjeguar se çfarë nënkuptojnë instrumentet diplomatike, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Agjencitë e lajmeve raportuan se Radev dhe Orban u shprehën kundër dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë.

Në shkurt, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se një vend i NATO-s mund të dërgojë trupa në Ukrainë. Javë më vonë, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, e tha të njëjtën gjë.

Macron tha atëkohë se Perëndimi ka thënë shpesh “jo” dhe “kurrë” për dërgimin e disa armëve në Ukrainë dhe, pastaj, i ka dërguar ato. Radev reagoi ashpër edhe atëherë.

Dy muaj më vonë, ai tha se fitorja ushtarake e Ukrainës ndaj Rusisë është e pamundur. Kremlini e ka thënë këtë vazhdimisht.

Dërgimi i trupave bullgare jashtë vendit mund të vendoset vetëm në Asamblenë Kombëtare, por një propozim i tillë nuk ka qenë kurrë në rend dite. Kjo ishte përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes në Bullgari dhe e kryeministrit Dimitar Glavchev, pas fjalëve të presidentit Radev në Budapest.

Vendet e NATO-s, përfshirë Bullgarinë, nuk kanë detyrim formal për të siguruar mbrojtje ushtarake për Ukrainën, sepse ajo nuk është anëtare e aleancës.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KETU:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments