0.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Janar, 2025
BallinaLajmeSi në kohën e RSFJ,në RMV filluan nga burgjet të kthehen të...

Si në kohën e RSFJ,në RMV filluan nga burgjet të kthehen të vdekur shqiptarët vdiq Rexhail Qerimi, i dënuar për rastin “Alfa “?!

Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi nga fshati Opajë në Kumanovë. Këtë e kanë bërë të ditur familjarë e tij mëngjesin e sotëm.

“Allahu te shpërbleftë me xhenet axha im. Lirin ta morën për 14 vite padrejtësisht, por te Zoti je i pastër”, shkruan njeri prej familjarëve.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

Rasti Alfa ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.

Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments