13.3 C
Tetovo
E shtunë, 24 Maj, 2025
BallinaKronikëSi në filma në rrugën Jazhincë-Tetovë,tinejxherët nga Komuna e Tearcës ndiqen me...

Si në filma në rrugën Jazhincë-Tetovë,tinejxherët nga Komuna e Tearcës ndiqen me vetura e gjuhen me armë

Me datë 23.05.2025 në ora 20.25, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.M. (18) nga fshati Nerasht, A.I. (18), E.B. (21) dhe tre të mitur, të gjithë nga fshati Dobrosht. Më parë, A.J. (22) dhe F.M. (18), të dy nga fshati Odri i Tetovës, kanë raportuar se me datë 22.05.2025 rreth orës 23.00 në rrugën rajonale fshat Jazhincë-Tetovë, teksa ishin duke drejtuar veturën e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës, personat me dy vetura ua kanë bllokuar rrugën dhe pasi kanë ikur janë ndjekur dhe kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pas marrjes së masave, në afërsi të fshatit Prshevcë është gjetur një gëzhojë e plumbit të përdorur dhe personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresl përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments