Ky është stadiumi i Tetovës gati mbi 8 vite po premtohet se do të ndërtohet, 6 vite nga Teuta Arifi e 2 vite nga Bilall Kasami. Dje kryetari i komunsë së Tetovës ka hapur tenderin me 10 milionë euro për projektimin dhe rikonstrumin e Stadiumit të Tetovës.
Por çka fshihet në këtë tender. Portali TetovaSot do të ju sjell fakte rënqethëse se stadiumi i Tetovës mund të jetë një premtim i parealizushëm i Bilall Kasamit.
Bilall Kasami ka hapur tenderin me 10 milionë euro nga Ndërmarrja për Transport i komunës së Tetovës një ndërmarrje që ka humbje të mëdha financiare. Në tenderin e hapur nga Kasami nuk precizohet se çka do të bëhet, si do të ndërtohet a ka keqpërdorime në hapjen e tenderit a mund të fitojë tenderin një kompani e cila nuk ka kapacitete për ndërtimin.
Ndërmarrja për Transport e komunës së Tetovës ku do të menaxhoj ndërtimin e stadiumit të Tetovës, por kjo ndërmarrje në vitin 2022 ka pasur të hyra 8.1 milion denarë që i bie në euro 130 mijë euro, ndëra të dala ka pasur 12.3 milion denarë që i bie diku 200 mijë euro dhe kjo ndërmarrje në vitin 2022 ka punuar me humbje prej 4.2 milionë euro ose 60 mijë euro.
Dhe tani kjo ndërmarrje do të menaxhoj rikonstruimin apo ndërtimin dhe projektimin e një projekti prej 10 milionë euro brenda 3 viteve sipas tenderit që ka hapur.
Shtrohet pyetja se ku do ti merr kjo ndërmarrje paratë për të paguar ndërtimin e Stadiumit të Tetovës?
Kasami tha se do ti sigurojë nga komuna këto mjete.
“Komuna është si themelues i Ndërmarrjes për Transport dhe komuna do të sigurojë këto mjete nga komuna nga pagesat e qytetarëve” u shpreh Kasami.
Sipas informcioneve jozyrtare komuna e Tetovës tenton të shes tokë që është në pronë të saj e që gjendet në fshatin Falisht të Tetovës, por sa do të shes që të bëjë 10 milionë euro që të paguaj ndërtimin e Stadiumit? Apo është një mashtrim i Bilall Kasamit para zgjedhjeve që do të mbahen në maj të vitit të kaluar apo do të merr kredi dhe të fus komunës apo ndërmarrjen për Transport me 10 milionë euro borxh.
Vlen të theksohet se komuna e Tetovës nuk e ka ulur borxhin pasi aktualisht komuna ka mbi 14 milionë euro borxh pa treguar edhe për kontratat e reja dhe kreditet që i ka.
Vetëm obligacionet që i mori nga qeveria prej 4 milionë euro komuna e Tetovës e ka rritur borxhin, por Kasami ditë më parë tentoi të mashtrojë qyteatrët se borxhi i komunës është ulur duke fshehur borxhin e qeverisë dhe borxhet e reja.
Nga ana tjetër kompania EKOLOG nuk do të ndërtoj stadiumin e Tetovës, nëse kompania e fiton tenderin për ndërtimin e stadiumit nuk do të thotë se EKOLOG e ka ndërtuar por stadiumi do të jetë pronë e Ndërmarrjes për Trasnport të Komunës së Tetovës.
E deri sa Shkëndija dhe lojtarët e Shkëndijes, ballistët dhe sportadësisht të ulen dhe të luajnë në stadiumin e Tetovës, mund të kalojnë dekada që të shijojnë një lojë futbolli në një stadium modern./TS/