Sindikata e punëtorëve nga administrata, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve (UPOZ), sot në një konferencë për media do të informojë për problemin që do të krijohet në administratë dhe gjyqësor, nëse pagat e punonjësve nuk përshtaten gradualisht me të rejat,nga vlera e pagës minimale.
Sindikata e UPOZ-it njoftoi se do të paraqesë propozime për zgjidhjen e këtij problemi dhe aktivitetet që sindikata do të ndërmarrë për të shprehur pakënaqësitë e punëtorëve nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.