Çmimi i lartë i druve për ngrohje ka bërë që një pjesë e pensionistëve të mund të përballojnë blerjen e tyre edhe pse shoqata ua mundëson pagesën në këste, shkruan Alsat.
Në Tetovë, ka shumë raste kur për shkak të të ardhurave të ulëta, pensionistët nuk mund të sigurojnë drutë.Ndihma e vetme që iu jepet kësaj kategorie të pensionistëve, është 2000 denarëve për blerje të ushqimeve.“Me këto raste për momentin nuk kemi asnjë lloj vendimi nga këshilli ekzekutiv se si të veprojmë, por kemi një ndihmë të volitshme për ta pra iu japim nga 2000 denarë ndihmë pa kthim, dhe iu japim nga një vauçer për artikuj ushqimor nëpër shitore. Për momentin kjo është rreth 3500 diku. Por duhet dhe jemi në konsultim e sipër për nja 20 familje për të paktën nga pesë metra dru ti ndihmojmë”, tha Selver Memeti, kryetar i SHPT.
“Sa iu takon pensionistëve çmimi është tejet i lartë, s`kemi mundësi sidomos ata që janë me 200-300 euro pension. Andaj shoqata qendrore duhet ta rregulloj disi që furnizimi me pensionistët të bëhet me çmim më të ulët, sepse kemi moshë nuk kemi mundësi dhe na duhet ndihmë. Duhet të krijoj një fond Shoqata republikane e pensionistëve që edhe ne të furnizohemi me dru”, u shpreh një pensionist.
“Dobët shumë, për asgjë s’na mbërrijnë as për dru as për asgjë. Shteti duhet të na ndihmoj nëse është 70-80 euro normalja e druve të paktën për pensionistët ta bëj më lirë. Tash sa do na ndihmojnë ata e dinë, por patjetër duhet të ndihmoj shteti. Ka edhe të atillë që s’mund aspak ta arrijnë blerjen e druve dhe detyrohen në moshë të dalin të presin megjet e huaja të bëhet vjedhës”, theksoi një pensionist tjetër.Vitin e shkuar mbi 100 pensionistë drutë e dimrit i morën vetëm pasi ra edhe borë.