Një numër i madh i automjeteve nga Kosova është parë duke shkuar në drejtim të kufirit me Shqipërinë, kjo për shkak të festes se 1 Majit, raporton Ekonomia Online.
Në Kosovë 1 maji, e cila i bie ditën e hënë, është ditë pushim dhe siç duke shumë kosovarë janë duke e shfrytëzuar këtë festë për të pushuar në Shqipëri.
Nga videot që ka siguruar Ekonomia Online shihet një numër i madh automjeteve të cilët edhe kanë krijuar kolona në pikën ku bëhen pagesat për autostradë.
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.