0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShtyrja e pagesës së rrymës nuk është paraparë! Bekteshi: Marrëveshje që mund...

Shtyrja e pagesës së rrymës nuk është paraparë! Bekteshi: Marrëveshje që mund të bëhen mes konsumatorit dhe kompanisë

Edhe pse krizë energjetike, nuk është paraparë që qytetarët që kanë të ardhura të ulëta të mund të shtyjnë ose vonojë pagesën e energjisë elektrike. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kjo nuk është parashikuar me ligj, por mund të bëhet në marrëveshje mes qytetarit dhe shpërndarësit të rrymës.

“Vendim të tilla në përputhje me vendimin për shpalljen e gjendjes krizë të energjisë elektrike nuk është e paraparë në dispozitat e Ligjit për energjetikë. Ato janë marrëveshje dypalëshe që i bëjnë mes vete konsumatorët me EVN-së ose me kompanitë tjerë tregtare të energjisë nëse janë në tregun e lirë. Më e rëndësishme është që ne kemi bërë përpjekje të mëdha që faturat për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël të mos jenë më të larta se 9,5 %.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi njoftoi se për mbulimin e një pjesë të faturës së energjisë elektrike, deri dje kanë aplikuar 6500 persona duke llogaritur edhe aplikimet që kanë arritur nëpërmjet postës e që presin që numri i të shkojë në 7000 mijë aplikime. Nga ndihma do të përfitojnë familjet që janë me të ardhura të ulëta.

“Është me rëndësi të theksohet fakti që për të gjithë këto aplikime janë siguruar mjete me vlerë prej mbi 1 milion euro apo mbi  60 milion denarë, me të vetmin qëllim që gjatë gjithë vitit 2022 për kategori të ndryshme të familjeve me të ardhura të ulëta të mbulojmë një pjesë të faturave të energjisë elektrike”, pohoi  Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Nga shuma totale e energjisë elektrike që do të arrijë në faturat e familjeve me të ardhura të ulëta, ndihma do t’i mbulojë 600 deri në 800 denarë. Nga masa do të përfitojnë edhe 9500 pensionistë që pranojnë pensione të ulëta. Lista përfundimtare e aplikuesve që kanë aplikuar do të jetë gati deri fund të shkurtit, ndërsa dje ka përfunduar thirrja publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments