Komisioni Rregullator për Energjetikë ka sjellë vendi të ri për derivatet e naftës.
Nga mesnata Dizeli do të shtrenjtohet për dy denarë për litër, kurse çmimet e karburanteve të tjerë mbeten të njëjtat.
Me këtë vendim rriten çmimet e derivateve të naftës për 0.85%.
Çmimi i EURODIZEL do të jetë 86 denarë për litër, i EUROSUPER 95 do të jetë 82 denarë për litër, i EUROSUPER 98 do të jetë 84 denarë për litër, i vajit ekstra të lehtë do të jetë 81 denarë për litër.