2.8 C
Tetovo
E martë, 17 Mars, 2026
BallinaEkonomiShtrenjtohen sërish derivatet e naftës! Nga mesnata benzina shitet me +7, dizelli...

Shtrenjtohen sërish derivatet e naftës! Nga mesnata benzina shitet me +7, dizelli +6,5 denarë

Sërish rriten çmimet e derivateve. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që çmimet e benzinës të rriten për 7 denarë, ndërsa për dizelli për 6,5 denarë për litër.Benzinat Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 nga mesnata do të shiten për 86,5 denarë për litër, përkatësisht 88,5 denarë. Çmimi i dizellit për një litër shkon në 92 denarë. Edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohet për shtatë denarë dhe do të shitet për 89,5 denarë për litër.Me të kuptuar që çmimet e derivateve do të shtrenjtohen sërish nga mesnata, qytetarët sërish ja mësynë pikave të karburanteve ku po presin radhët për të mbushur aq sa ju japin. Në disa vende po japin sasi të kufizuar nga 1,000 denarë por ka edhe pika të karburantit që janë mbushur mend nga java e kaluar nga kontrollet e Inspektoratit shtetëror të tregut, të cilët nuk po kufizojnë sasinë e derivateve dhe si rrjedhojë qytetarët po mbushin plot veturat e tyre por edhe automjetet e mëdha”, – Adnan Qaili, gazetar.Qytetarët po e mendojnë t’i lënë fare makinat në garazhe dhe të shikojnë për mjete të tjera transporti.
Por, ka prej tyre që me kohë e kanë bërë zgjidhjen për lëvizje me mjete alternative, siç është biçikleta.

“Atyre ju sugjeroj që mos ti përdorin pa nevojë veturat, por vetëm në rastet kur e kanë patjetër. Duhet të rregullohet kjo çështja e naftës me ndonjë rend tjetër në vozitje.”Nga Komisioni rregullator i energjetikës thonë se vendimi i sotëm për çmimet të derivateve të naftës është rezultat i rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në bursë, si dhe rritjes së vazhdueshme të dollarit kundrejt denarit në periudhën e kaluar pesëditore.

“Në të njëjtën kohë, KRRE u jep udhëzime kompanive të naftës të ulin çmimet me pakicë për 2 denarë për litër, në përputhje me zbritjen e rënë dakord nga Qeveria me furnizuesin kryesor OKTA, gjë që do t’u mundësojë qytetarëve të ndiejnë drejtpërdrejt përfitimet e kësaj uljeje”, thotë KRRE

Nga Inspektorati shtetëror i tregut thonë se kontrollet vazhdojnë në terren dhe deri më tani janë duke vepruar sipas denoncimeve të qytetarëve, në mënyrë që mos të fshihen depozitat e derivateve për tu shitur me çmimin e ri pas mesnate. Duke përfshirë tre të hënat e marsit çmimet e derivateve janë rritur për afro 25%, por autoritet thonë se akoma te ne mbeten më të lirat në Ballkan dhe në Evropë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments