Zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar se diplomat të Uashingtonit kanë zhvilluar bisedime direkte me ata rusë gjatë së shtunës.
Amerika i ka thënë Moskës së ata nuk kanë qenë të përfshirë në ngritjen e tensioneve në mes të grupit mercenar “Wagner” dhe Kremlinit, raporton BBC.
“Ka pasur diskutime të duhura me diplomatë rusë përgjatë fundjavës”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pa specifikuar nivelin e bisedimeve.
Ai ka thënë se Uashingtoni si sheh tensionet me “Wagner” si “çështje të brendshme të Rusisë”.
“Nuk jemi përfshirë dhe nuk e kemi ndërmend të përfshihemi”, ka thënë ai.
“Ajo që ne jemi të përfshirë është përkrahja për Ukrainën”.Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mathew Miller ka thënë se në bisedime ishin të përfshirë ambasadorë amerikanë dhe rusë, sikurse “edhe nivele të tjera, këtu në Uashington”.