4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShtatë parti politike nuk kanë nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të ndershme dhe...

Shtatë parti politike nuk kanë nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike në RMV

Prej 17 paraqitësve të listave të kandidatëve, katër nuk i dërguan përfaqësuesit e tyre dhe tre prej të pranishmëve nuk nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Kryetari i “GROM-it”, Stevçe Jakimovski, i cili as nuk e ka nënshkruar Kodeksin për zgjedhjet presidenciale, edhe kësaj radhe ka refuzuar të nënshkruajë.

Përveç tij, nuk kanë firmosur as kryetarët e parive “Demokratët” dhe “Partisë Punëtore”.

Ata vlerësojnë se zgjedhjet nuk do të jenë të drejta, sepse Kodi Zgjedhor aktual favorizon partitë e mëdha.

Disa nga ata që kanë nënshkruar janë ankuar për shpërndarje të padrejtë të parave të shtetit.

“E Majta” nuk ka dërguar përfaqësues, nuk ka pasur nënshkrues as nga partitë “Rodina”, “Treta” dhe “Maqedonia e Vetme”. Të gjitha subjektet e mëdha politike kanë nënshkruar Kodeksin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments