Heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave gjatë mësimit fizik në shkollat e mesme, heqja e ndalesës për ekskursione dhe mësim në natyrë, heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave në ambient të mbyllur, me përjashtim të institucioneve shëndetësore, transportit publik, farmacive dhe shtëpive të të moshuarve, janë konkluzionet e miratuara të cilat Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ia dorëzoi Shtabit Kryesor Koordinues të Krizave (SHKKK).
Siç informon pres shërbimi qeveritar, në seancën e pestë të Shtabit Kryesor Koordinues të Krizave u miratuan disa konkluzione nga vendimet dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Konkluzionet do të dorëzohen në Qeveri, e cila për to do të marrë vendim seancën e ardhshme qeveritare.