5.3 C
Tetovo
E martë, 17 Dhjetor, 2024
BallinaLajme“Shqiptarët nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në Qeveri”, BDI i bën thirrje...

“Shqiptarët nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në Qeveri”, BDI i bën thirrje VMRO-së të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave, i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të ndalojë me instrumentalizimin e institucioneve të shtetit. Nga BDI, tutje theksojnë se shqiptarët nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në Qeveri, por siç thonë integristët, kanë disa politikan të zgjedhur nga VMRO-ja për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.

Kumtesa e plotë e BDI-së.

“Edhe një herë  i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE së të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit dhe keqpërdorimim e faktit që shqiptarët sot nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në qeveri, por vetëm disa politikanë të korruptuar që ju i keni zgjedhur për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.

Përdorimi i kësaj histerie nacionaliste  për të luajtur atë që ju e quani në takimet tua  koha për ” vtoro poluvreme” kundër shqiptarëve është tepër e rrezikshme.

Helmimi i hapësirës publike me propagandë anti-shqiptare dhe përhapja e urrejtjes përmes mediave tuaja po dëmton në mënyrë të pariparueshme bashkëjetesën.

Shfrytëzimi i ndjenjave të atyre  që nuk janë të gatshëm për bashkëjetesë dhe që çdo ditë bërtasin nëpër media  “Kush do shqip, le të shkojë në Shqipëri” është avanturë e rrezikshme.

Kjo qasje  së pari do të ju dëmtojë ju që mendoni se mund të ushqeni egon tuaj dhe fitoni vota përmes “hakmarrjes së pjesës së dytë” kundër shqiptarëve.

Bashkëjetesa është gjithçka që kemi. 

Prandaj, ju këshillojmë të ndaloni këto veprime që minojnë stabilitetin e përbashkët. 

Kontrolloni  ministrat dhe përfaqësuesit tuaj, sepse “vtoro poluvreme” mund të përfundojë me një autogol të rëndë – jo vetëm për ju, por për të gjithë ne dhe shoqërinë tonë”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments