23.1 C
Tetovo
E diel, 24 Gusht, 2025
BallinaOpinion“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha...

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga,Shpendi Ibraimi.

Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se ai do të vendosë nëse shqiptarët do të jenë në pushtet apo në opozitë, ka ardhur një reagim i fuqishëm nga Hoxha i Strugës, Shpendi Ibraimi.

Përmes një reagimi publik, Ibraimi theksoi se shqiptarët nuk janë një numër që dikush e rregullon sipas dëshirës së tij, por një popull me zë, dinjitet dhe të drejtë për të vendosur vetë për fatin e tyre.

“Kushdo që mendon se mund t’i drejtojë shqiptarët sipas tekave personale, harron një të vërtetë të thjeshtë: shqiptarët gjithmonë kanë ditur të ecin në rrugën që vetë zgjedhin, sepse janë autoktonë të kësaj toke,” – ka shkruar Ibraimi në reagimin e tij.

Duke përdorur një metaforë të fuqishme, ai i krahasoi shqiptarët me malin:

“Shqiptarët janë si mali: të fortë, të lartë dhe të pamposhtur. Nuk ka asgjë nga jashtë që mund t’i kontrollojë.”

Ky reagim vjen në një klimë të tensionuar politike, ku VLEN-i heshtë para diskriminimit të VMRO-së dhe Mickovskit që ju bën shqiptarëve, ku deklaratat e fundit të kryeministrit Mickoski kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin shqiptar. /TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments