3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaTeknologjiShqiptarët ngrenë padi ndaj gjigantit të teknologjisë “Google”

Shqiptarët ngrenë padi ndaj gjigantit të teknologjisë “Google”

Dy shqiptarë që jetojnë që një kohë të gjatë në Amerikë, kanë paditur gjigantin e teknologjisë “Google” duke konsideruar se po e diskriminon gjuhën shqipe. Në rast se ata fitojnë rastin gjyqësor, përfitimet do t’i vërejnë afaristët në të gjitha fushat që zhvillohen në gjuhën shqipe dhe përdorin reklamat e gjigantit “Google”.

Jetojnë që një kohë të gjatë në SHBA dhe vendlindjes së tyre kanë vendosur që t’ia shtojnë edhe një kontribut shtesë.

Shqiptarët Haki Dervishi dhe Neshad Asllani, kanë dërguar një padi në Gjykatën e Kalifornisë kundër gjigantit teknologjik “Google”.

Ata po kërkojnë që të ndalohet diskriminimi i gjuhës shqipe nga kjo kompani dhe më të mos jenë të përjashtuar nga platformat Google Ads dhe Google Adsense.

Mosnjohja e këtyre dy plaformave të Googel, besohet se i kanë shkaktuar dëme përdoruesve shqiptarë miliona euro.

Këtë e shpjegon njohësi i kësaj fushe, Alban Zeneli.

Njësoj deklarohet edhe profesori i shkencës së teknologjisë, Eliot Bytyqi.

Kjo pasi që siç po e shpjegon ai përqindja e përdoruesve të internetit në Kosovë është më e larta në rajon.

Në rast se fitohet ky rast në gjykatë, atëherë reklamat e lëshuara në platformat e Google do jenë edhe në gjuhën shqipe.

Rrjedhimisht edhe pagesat për to, do të jenë shumë më të mëdha se që kanë qenë deri më tani.

Madje, kjo do të sjellë risi të mëtejshme të teknologjisë informative duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik, marketing dhe informim cilësor duke i’u mundësuar gazetarëve të bëjnë punën e tyre edhe më mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments