13.7 C
Tetovo
E diel, 22 Shtator, 2024
BallinaLajme“Shqipëria vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë”-...

“Shqipëria vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë”- Rama në OKB: Mbështesim paktin e së ardhmes! Veprimi shumëpalësh, nevojë urgjente

Kryeministri Edi Rama, nga selia e OKB, New York, teksa mbante fjalën në emër të Shqipërisë në Samitin e së Ardhmen, është shprehur se Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe angazhimet e saj.

Kryeministri është shprehur se në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit të përballura me kërcënimin për armët bërthamore, ndësa shtoi se sot bota ka ndryshuar dramatikisht.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi më tej se të gjitha vendet e botës sot nuk janë të sigurta, pavarësisht pozitës gjeografike, fuqisë, e pasurisë.

“Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe të gjitha angazhimet e saj. Angazhimet nuk janë të mjaftueshme, ato duhet të zbatohen, te përmbushen. Fjalët duhet të bëhen vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë”, tha Rama.

Edi Rama: Sinqerisht, nuk i kam të gjitha përgjigjet, në mos asnjë, por një gjë është e qartë, që bota ka ndryshuar dramatikisht qysh prej se Kombet e Bashkuara janë themeluar tetë dekada më parë. E duket sikur kemi humbur atë që është arsyeja e pastër që ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Këtu duhet t’ia nisim!

Duhet të përpiqemi me përpjekje të mëdha që të rimarrim ndjesinë e përbashkësisë që ka humbur. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm e askush nuk është i sigurt, pavarësisht pozitës gjeografike, mendësisë, pasurisë, fuqisë, pavarësisht sistemeve politike e shoqërore.

Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht, e nëse nuk përballemi me to, me një rend të rienergjizuar shumëpalësh do të dështojmë të gjithë së bashku. Veprimi shumëpalësh nuk është një zgjedhje, është nevojë urgjente. Problemet me të cilat përballemi sot, qofshin si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve tona, kërkojnë përgjigje kolektive. Ato janë shumë të skajshme e shumë globale për tu përballur përmes përpjekjeve të izoluara apo përmes veprimeve konfrontuese.

Shqipëria mbështet plotësisht Paktin për të Ardhmen dhe të gjithë angazhimet e saj, por më lini të theksoj, angazhimet të vetme nuk janë të mjaftueshme aspak. Ato duhet të përmbushen, të zbatohen. Fjalët qëllimmira duhet të transformohen në vepra dhe veprime të përbashkëta e nuk mund të them që kjo duhet të jetë.

Ndërkohë që Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë, që është çuar për të mbrojtur humanizmin tonë të përbashkët. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërrua në të vetmin vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas lufte, se sa para saj. Komuniteti hebre u rrit 20-fish gjatë holokaustit falë familjeve muslilmane e të krishtere, që i mbrojtën nga nazistët.

Më së fundi, pas shkatërrimit e rënies së Kabulit në duart e talibanëve 3 vjet më parë, ne strehuam disa mijëra afganë që në të kundërt do të kishin përfunduar në rrethin e nëntë të Ferrit!

Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments