14.8 C
Tetovo
E shtunë, 31 Maj, 2025
BallinaLajme“Shqipëria, shembull për integrimin në BE”/ Von der Leyen merr çmimin Karli...

“Shqipëria, shembull për integrimin në BE”/ Von der Leyen merr çmimin Karli i madh, falenderon Ramën për reformat

E ardhmja është një Europë e Fortë, e pavarur dhe e bashkuar me Vendet e Ballkanit Perëndimor.” Ishte kjo fraza që përdori këtë të enjte Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen teksa mori cmimin “Karli I madh” në Aechen  (Ahen) të Gjermanisë ku pjesë e ceremonies ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Von Der Leyen e cila u nderua me këtë cmim nga vendi i saj për punën që ka bërë për të cuar përpara unitetin Europian dha një mesazh të qartë se synimi kryesor i Bashkimit Europian në këto momente është zgjerimi me anëtarë të rinjë të cilët kanë përparuar me reformat.

Si shembull të asaj çfarë është një punë e mire në lidhje me përmbushjen e reformave dhe progresit në integrimin Europian Von Der Leyen mori shembullin e Shqipërisë ku falenderoi edhe  Kryeministrin Edi Rama.

“Ky është një moment historik dhe nuk duhet ta lëmë të kalojë pa vepruar. Duhet të përballemi me këtë sfidë për Ukrainën, për Ballkanin Perëndimor.  Jam shumë e lumtur që mirëpres këtu Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Kjo është një shenjë gjithashtu për Republikën e Moldavisë dhe, shpresoj,edhe për Gjeorgjinë – për të gjithë ata që kanë vendosur në favor të një të ardhmeje të lirë dhe paqësore në Bashkimin tonë, për një Evropë më të fortë dhe më të pavarur.” 

 Von der Leyen theksoi ne fjalen e saj se Europa ne driten e madhe te tensioneve Gjeopolitike duke te perqendrohet tek detyra te rendesishme sic jane mbrojtja, konkurenca ekonomike dhe gjithashtu forcimi I demokracise.

66 vjecarja e cila mori nje mandate te dyte ne Krye te Komisionit Europian vitin e shkuar  u nderua kete te enjte me cmimin Karli I Madh per rolin qe ka pasur ne mbajtjen e Europes te Bashkuar, te mbeshtetur dhe te afte per te vepruar. / abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments