10.1 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Mars, 2025
BallinaLajmeShqipëria pajiset me dronë kamikazë të prodhimit turk

Shqipëria pajiset me dronë kamikazë të prodhimit turk

Tiranë- Shqipëria është pajisur me një numër të panjohur dronësh kamikazë të prodhimit turk.

Fotot e dronëve goditës u publikuan më 18 mars, gjatë vizitës së ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu në bazën ajrore të Kuçovës, një investim 50 milionë dollarësh i NATO-s.

Aty shfaqen dronët model YIHA-III, i për përshtatshëm për sulme me precizion të lartë kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore të armikut, instalimeve të radarëve dhe bazave të operimit.

Droni mund të qëndrojë në ajër për disa orë përpara se të ekzekutojë fazën e sulmit terminal me shënjestrim të drejtuar me saktësi.

Një tjetër zbulim i armatimeve të reja ajrore ishin edhe bombat e drejtuara me lazer për dronët Bayraktar TB2.

Të emërtuar Mini Ak?ll? Mühimmat (MAM), që përkthehet “mikro municione inteligjente” ato zhvillohen nga prodhuesi turk i industrisë së mbrojtjes Roketsan.

MAM është zhvilluar për mjete ajrore pa pilot (UAV), avionë të lehtë sulmues, avionë luftarakë dhe misione ajrore-tokë për platformat ajrore me kapacitet të ulët të ngarkesës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments