6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
BallinaLajmeShqipëria nga 1 janari me paga minimale 500 euro/Edi Rama: Sigurimet do...

Shqipëria nga 1 janari me paga minimale 500 euro/Edi Rama: Sigurimet do t’i mbulojë qeveria për 9 muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u tha banorëve të Tiranës se nga 1 janari i vitit që vjen, në çdo kompani dhe në çdo dyqan, paga minimale do të jetë 500 euro.

Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për ta sistemuar këtë rritje tha Rama, 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore të të gjithë atyre që sot e kanë pagën nën 500 euro, do t’i paguajë qeveria.

“Ne thamë, dhe edhe këtu u përqeshëm, po nuk ka rëndësi po fakti është që nga 1 janari, paga minimale në sektorin publik dhe privat, jo vetëm në sektorin publik, por dhe në çdo kompani dhe në çdo dyqan, paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për ta sistemuar këtë rritje, 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore të të gjithë atyre që sot e kanë pagën nën 500 euro, do t’i paguajë qeveria. Pra, punëdhënësit do duhet t’i japin punonjësit me pagë minimale nga janari, 500 euro drejtpërdrejt. Sigurimet do t’i mbulojë qeveria për 9 muajt e parë”- u shpreh Rama

Ai u zotua se deri në fund të mandatit, minimalja do të rritet deri në 700 euro.

Tani edhe kur vjen puna te paga minimale, fillojnë llafet “jo po se ai ca më jep kështu e ca më jep ashtu”. Dhe janë të vërteta, ndodhin që ka punëdhënës, që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë, që këta punëdhënësit të pasurohen dhe ua lënë mallkimet fëmijëve, duke bërë të tilla hile: “Na po ta jap unë pagën këtu, ti do më japësh mua mbrapsht. Tani, këtu ka vetëm një zgjidhje: o denoncoje, o përtype. Sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga mbrapa të gjithë punëdhënësit e Shqipërisë dhe të gjejë se kush bën hile të tilla, nëse punonjësi nuk e denoncon këtë gjë. Ku? Tek Tatimet, tek Ministri i Financave, te deputeti i zonës. Dhe ne kemi vendosur në ligj që punonjësi, i cili bën një denoncim të tillë është i paprekshëm. Nuk të heq dot njeri nga puna.”

Përveç minimales, Rama paralajmëroi rritje edhe të pagave tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments