Pas vendosjes së sanksioneve nga shtetet perëndimore, Rusia ka nisur hakmarrjen e saj duke publikuar “listën e zezë” me vendet që i cilëson si armike.
Lista e “vendeve armiqësore”, e miratuar nga qeveria ruse më 5 mars, përfshin: Australinë, Shqipërinë, Andorrën, Britaninë e Madhe, duke përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltarin, të gjitha vendet anëtare të BE-së, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Mikronezi, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia, Singapori, SHBA, Tajvani, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra dhe Japonia.dhe disa të tjera dhe sipas Kremlinit, të gjithë qytetarët e këtyre vendeve nuk do lejohen më të vizitojnë Rusinë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili në një intervistë televizive deklaroi se po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim. Sipas tij, do të ketë heqje të vizave për veprime jo miqësore për një numër vendesh. Ai theksoi se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.