27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeShqipëria e treta në botë dhe e para në Evropë për rritjen...

Shqipëria e treta në botë dhe e para në Evropë për rritjen në turizëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar raportin e Organizatës Botërore të Turizmit.

Rama duke iu referuar këtij raporti ka thënë se për tre muajt e parë, Shqipëria është renditur e treta në botë dhe e para në Evropë, sa i përketë rritjes turistike.“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin vendib tonë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej, prej veriut në jug, konfirmohet edhe me një të dhënë spektakolare të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Europë, sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, ka shkruar Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments