Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se ka abstenuar rezolutën e Rusisë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.
Përmes një njoftimi në platformën X, ministria shprehet se shkak është bërë mosfutja në rezolutën e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.
“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo.”, thuhet në reagim.