7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShqipëri, skema mashtruese me mikrokreditë, sekuestrohen shoqëritë MCA dhe Final

Shqipëri, skema mashtruese me mikrokreditë, sekuestrohen shoqëritë MCA dhe Final

Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka vënë nën sekuestro dy shoqëritë e mikrokreditit MCA (Micro Credit Albania) dhe Final, si dhe kuotat e pasuritë në zotërim të tyre, pasi rezultojnë sipas saj, të jenë të përfshira, në “një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve”. Kompania MCA, dyshohet për “Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, ndërsa FINAL-i, dyshohet po ashtu për të njejtën vepër penale por dhe për “Pastrim parash” në bashkëpunim.

Prokuroria deklaron se në veprimtarinë e tyre, të dy kompanitë kanë bashkëpunuar dhe me shoqëri të përmbarimit, si dhe me një eksperte vlerësuese Sipas hetimit ato kanë kryer një seri veprimesh abuzive “me qëllim që të shtrëngonin dhe detyronin debitorët, për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat. Disa dhjetra mijëra qytetarë rezultojnë të jenë prekur nga kjo skemë.

Sipas Prokurorisë, janë “përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj). Po ashtu “është përdorur presioni psikologjik dhe përndjekja e debitorëve dhe familjarëve të tyre, nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme (dhe jo vetëm) me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive. Shoqëritë, vë në dukje Prokuroria “kanë përdorur gënjeshtrën, në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore” apo dhe “sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor”. Abuzimet janë shtrirë dhe me pasuritë e paluajtshme të debitorëve, të cilat sipas hetimit “janë sekuestruar në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur”, ndërsa më pas, këto pasuri “janë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA-së, apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive, me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar po ashtu në mënyrë fiktive”.

Prokuroria bën të ditur se dy shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat sipas saj, ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, e që përllogariten në dhjetra milionë euro.

Në muajin maj Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave të arrestuar më herë, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.

Ndërkohë edhe Banka e Shqipërisë revokoi më herët, licencat për MCA-në, e cila ishte e pezulluar në shkurt të këtij viti, si dhe për shoqërinë “Final”, duke vijuar më pas me likuidimin dhe administrimin e tyre./ VOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments