Sot do të nisi zyrtarisht procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës. Mbledhja do të mbahet në orën 12:30, ku do të diskutohet dhe përcaktohet raundi i parë i votimit të presidentit.
Grupi i punës i ngritur nga Partia Socialiste ka mbledhur propozimet e deputetëve për presidentin, ndërsa nëpërmjet një e-maili zyrtar, edhe qytetarët po shprehin kandidaturat e tyre.
Mazhoranca ka kryer konsultime me krerët e grupeve të tjera, përveç atij të Partisë Demokratike, për shkak të krizës së brendshme në parti.
Deri në raundin e tretë palët mund të votojnë një emër konsensual. Nëse deri në raundin e tretë nuk votohet ky emër, atëherë mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme presidentin me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të.
Ajo që duhet theksuar është fakti se, ende ka probleme për t’u zgjidhur në lidhje me propozimet , pasi Partia Socialiste njeh për neogociata, Alibeajn si kryetar i komanduar i PD-së dhe jo kongresin e 30 prillit të Sali Berishës.
Sakaq, jemi në pritje se çfarë do ndodhë në mbledhjen e sotme dhe vendimet që do merren aty