3.6 C
Tetovo
E hënë, 5 Janar, 2026
BallinaLajmeShqetësimi i kryeministrit për rënien e lindjeve! Familjet me shumë fëmijë prioritet...

Shqetësimi i kryeministrit për rënien e lindjeve! Familjet me shumë fëmijë prioritet i Qeverisë

Kopshte të reja e të rinovuara dhe thirrje për familje me shumë fëmijë. Kështu e ka nisur vitin 2026 kryeministri Hristijan Mickoski. Mesazhi që dëshiron të përcjellë është i qartë, se po krijohen kushte për kujdesin e më të vegjëlve.Për nesër ju ftoj në Sopishte të Shkupit, gjithashtu, mediat i ftoj natyrisht, po ashtu hapim një kopsht dhe vazhdojmë në periudhën që vjen. Kur këtu t’i shtojmë ato libra që i morën nxënësit e klasës së parë, se familja përbëhet nga nënë, baba, motër, vëlla dhe unë, atëherë ne qartë i definojmë politikat e kësaj qeverie dhe në atë drejtim do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, po, ne promovojmë këtë lloj politikash”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.Mickoski edhe sot përsëriti se nuk ka frikë nga kritikat që ai mbështet politika të tilla.

“Politikë që nënkupton martesë, fëmijë, sepse kjo është e ardhmja e shtetit dhe e ardhmja e kombit. Të tjerat përfaqësojnë vlera që, me gjithë rrezikun të jem përsëri i kritikuar, kjo qeveri nuk mund t’i promovojë. Domethënë, kjo qeveri gjithmonë do të promovojë vlera pro-familjare dhe vlera që ne mendojmë se përfaqësojnë bazën dhe themelet e një kombi dhe një shteti”, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski.Kryeministri disa herë deri tani ka theksuar se nuk ka frikë të sulmohet për shkak të këtyre politikave. Këtë e përmendi për herë të parë disa muaj më parë.

“Le të më quajnë konservator, të prapambetur, si të duan le të më quajnë, por kjo duhet të jetë prioriteti i parë i kësaj Qeverie dhe i të gjitha qeverive të ardhshme, dhe kjo është familjet me shumë fëmijë. Pa fëmijë, kopshtet janë të kota, pa fëmijë shkollat janë të kota, pa fëmijë ndërtojmë autostrada dhe hekurudha për asgjë, nëse nuk ka kush të vozisë dhe kush të udhëtojë në to”, shtoi Hristijan Mickoski – kryeministër.Përveç kopshteve dhe gjashtë trajtimeve in vitro të financuara nga shteti, për këtë vit 2026 janë paralajmëruar një sërë masash për nxitjen e natalitetit.

“Ne si qeveri do të vazhdojmë dhe më tej të punojmë. Ne i inkurajojmë komunat të vazhdojnë me atë projekt, të themi, parcelizim për çiftet e reja të martuara, 1 euro, lirimi nga shërbimet komunale. Ne si qeveri do të fillojmë të zbatojmë kthimin e taksave për nënat për fëmijën e parë, të dytë, të tretë dhe kështu me radhë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Kjo politikë, Mickoski dhe qeveria e tij e bazojnë mbi të dhënat se për pesë vite ka një recesion prej pesë mijë foshnjash. Nëse trendi i krizës demografike në vend vazhdon, për 20 vjet shteti mund të ketë më pak se një milion banorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments