Dënimi i Gjergj Prekoçajt me 1100 euro, dëbimi dhe ndalimi i hyrjes në Maqedoninë e Veriuta për 5 vite vetëm pse ngriti flamurin shqiptarë në Kalanë e Ohrit, është dënim i maksimal dhe i mjaft i rreptë. Kështu shprehet avokati Ardian Demiri i cili dje e mbrojti Gjergjin para Gjykatës, duke vlerësuar se gjykata vendimin për dënimin e klientit të tij, e ka marr nën presion.
Mendoj që ky gjykim ishte si rezultat i presionit të cilit i bë nga ana e mediave të ndryshme gjatë gjithë ditës së djeshme dhe mendoj unë në gjykimin tim, Gjykata Themelore e Ohrit duke u gjendur pranë këtij presioni e shqiptoi dënimin ashtu siç e shqiptoi dhe në veçanti këtu nuk mund të jem në asnjë mënyrë dakord me afatin e dëbimit dhe ndalesën të cilën iu dha Gjergjit, pra në afat prej 5 viteve të mos mund të hyjë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që mendoj se është një rast i cili më tej do e ngarkoj këtë rastin e djeshëm – tha Ardian Demiri, avokat i Gjergjit.
Kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik Shpëtim Pollozhani thotë se ngritja e flamujve të tjerë përveç atij shqiptarë, nuk përbën problem për institucionet vendase. Ai thotë se është mjaft tragjike fakti që edhe në shekullin 21, shqiptarët vazhdojnë të dënohen për ngritje të flamurit kombëtarë.
Ne në pikat tjera turistike kemi parë shumë flamur të tjerë, flamur serb, flamur bullgar dhe të kombeve të tjera dhe nuk është shqetësuar askush . Do të thotë në ligj duhet të ekzistojë një klauzolë në veçanti kur është në pyetje një flamur shqiptar. 05-06 Mu si ish i burgosur politik më la përshtypje ardhja e furgonëve dhe atmosfera e cila u krijua aty, edhe pas 50 vitesh me një fjalë kur janë në pyetje të drejtat e shqiptarëve nuk ka ndryshuar asgjë. Shqiptarët akoma dënohen për flamur – u shpreh Shpëtim Pollozhani, ish i dënuar politik.
Gjykata Themelore e Ohrit ka vendosur bazë kërkesës së policisë, përkatësisht Sektorit të Punëve të Brendshme të Ohrit, i cili ka kërkuar vërtetim të kundërvajtjes së Gjergj Prenkoçajt për ngritjen e flamurit në Kala. Në aktvendim qëndron se shkelje ligjore përbën fakti që flamuri me simbole jo të njëjta me atë të Maqedonisë, ka pasur përmasa më të mëdha se ai maqedonas që qëndronte në shtizë buzë Kalasë së Ohrit. Me plis të bardhë dhe xhamadan kuq e zi, Gjergj Prekoçaj ishte shoqëruar dje nga policia në Gjykatë. Pasi mori dënimin, mjaft i disponuar dhe me humor të mirë, Gjergji tha se ky akt e ka bërë të ndihet krenarë.
Jam pak i emocionuar, më kanë bërë pak presion vërtetë, por ajo nuk më ka penguar aspak sepse tani e ndjej veten shumë krenar – u shpreh Gjergj Prekoçaj, i dënuar për ngritjen e flamurit.
Gjergji me shokë erdhi në Strugë dhe Ohër për të zhvilluar aktivitete kulturore në përkujtimin të “Valles së Fitores”. Para se të largoheshin, ata kishin vendosur që të bëjnë disa xhirime në Kalanë e Ohrit, ku për koreografi iu deshtë të ngrinin flamurin shqiptarë në Kalanë e Ohrit, për çka edhe u dënuan.