Të paktën 6 persona kanë humbur jetën kur një bombël gazi shpërtheu në një restorant në qytetin veriperëndimor të Most në Çeki.
Tetë persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi vonë të shtunën në mbrëmje, dhe 30 persona u evakuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth. Ekipi i zjarrfikësve mundi të shpëtonte një klient të plagosur rëndë në restorant, i cili ishte bllokuar në një banjë.
Autoritet çeke sqarojnë se shpërthimi ka ndodhur pasi bombola e gazit është rrëzuar dhe më pas është shkaktuar tragjedia.
Rreth 20 të ftuar ishin në restorant në momentin e shpërthimit.
Klan News