Një person ka humbur jetën pas shpërthimit të një granate dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë.
Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale u tha gazetarëve se 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.
“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në objektin e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka persona të lënduar. Konstatuam se ka mbetur i vrarë MB (39) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe pesë të lënduar. ”, tha Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale.
Një hetim është duke u zhvilluar.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave, si dhe një numër i madh qytetarësh.
Shpërthim në gjykatën e Podgoricës, disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, raporton Radio Evropa e Lirë.
Në vendin e ngjarjes, tashmë ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave./rel