12.5 C
Tetovo
E hënë, 27 Janar, 2025
BallinaLajmeShpërngulja nga Pollogu drejt Evropës vazhdon, rritet numri i nxënësve që kërkojnë...

Shpërngulja nga Pollogu drejt Evropës vazhdon, rritet numri i nxënësve që kërkojnë fletëshpërngulje

Trendi shpërnguljes në shtetet e perëndimit nuk ka të ndalur në Pollog. Tregues për këtë situatë janë shkollat fillore dhe të mesme. Vetëm tre ditët e para të gjysmëvjetorit të dytë janë kërkuar dhjetëra fletë shpërnguljeje për në Gjermani, Austri, Zvicër e gjetiu.

“Ka shpërngulje, edhe pse krahasimin me vitin e shkuar nuk e bëjmë dot por mund të themi për vitin 2024, por në vitin 2025 mund të them se është shqetësues sepse vetëm dy ditët e para të këtij gjysmë vjetori, kemi dy kërkesa për fletëshpërngulje jashtë shtetit, ndërsa në vitin 2024, gjithsej ka pasur tetë fletëshpërngulje të nxënësve për Gjermani Itali e Zvicër. Nëse llogarisim vitin e kaluar dhe këtë javë të parë të 2025 janë dhjetë nxënës. Lirisht mund të themi se kjo është shqetësuese dhe ne i shohim ato pasoja”, tha Jeton Kamberi, drejtor i gjimnazit “Kiril Peçinoviq” Tetovë.

“Në gjitha shkollat fillore 12 sa janë kanë kërkuar fletëshpërngulje 57 nxënës, ndërsa në shkollat e mesme kanë kërkuar 17 nxënës, pra 74 nxënës, krahasuar me vitin e shkuar që kishim një numër prej 130 nxënësve që kërkuan shpërngulje në mes të dy gjysmë vjetoreve shkollore morën fletëshpërngulje dhe u larguan për në vendet perëndimore”, u shpreh Nazmi Dauti. Përgjegjës i Sektorit të Arsimit, Tetovë .

Ndër vite është premtuar parandalimi i largimit të qytetarëve drejt vendeve të Evropës dhe Perëndimit, përmes krijimit të kushteve sidomos për të rinjtë. Në Rajonin e Pollogut, fshatra të tërë kanë mbetur vetëm me të moshuar, si pasojë e migrimit masiv për një jetë më të mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments