9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShpenzimet për jetesë në Maqedoni në nivel vjetor janë rritur për 16%

Shpenzimet për jetesë në Maqedoni në nivel vjetor janë rritur për 16%

Shpenzimet e jetesës në korrik në krahasim me qershorin e këtij viti në vend janë rritur për 1,9 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 2,5 për qind. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, shpenzimet e jetesës për muajin e kaluar kanë qenë më të larta për 16 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 14 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje të shpenzimeve të jetesës në korrik krahasuar me muajin qershor është shënuar te buka dhe drithërat për 4,8 për qind, djathi dhe gjiza për 4,5 për qind, qumështi për 3,6 për qind, frutat e freskëta dhe të ftohta për 2,9 për qind, vera për 2,5 për qind, mish për 1.8 për qind. Tek sheqeri, reçeli, mjalti, çokollatat dhe produktet e ëmbëlsirave, pijeve alkoolike, rritja është për 1,1 për qind, produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër për 1 për qind, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimeve për 0,4 për qind, ndërsa tek kafeja, çaji dhe kakao për 0.2 për qind.

Në korrik rritje të shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe në transportin ajror të udhëtarëve për 36,5 për qind, aranzhimet turistike për 11,3 për qind, energjinë elektrike 9,9 për qind, riparimin e elektroshtëpiakëve për 8,8 për qind, shërbimet e akomodimit për 5,9 për qind, riparimi i pajisjeve audio- vizuale, fotografike dhe informative me 5 për qind, materiale të tjera të shtypura për 3,3 për qind, restorante, kafene dhe të ngjashme për 3,1 për qind.

Ulje e indekseve të shpenzimeve të jetesës në korrik të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar te perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 6,4 për qind, peshku dhe prodhimet e detit për 1,8 për qind dhe vaji e yndyrërat për 1,6 për qind.

Në muajin korrik rënie të indeksit të shjpenzimeve të jetesës vërehet edhe te qiratë aktuale të paguara nga qiramarrësit për 2,7 për qind, produktet e tjera mjekësore për 1,7 për qind, edukimi tjetër për 1,1 për qind, automjetet për 0,9 për qind, qilima dhe dysheme të tjera, mbulesa, lëndë djegëse dhe lubrifikantë për automjetet personale, pajisje për marrjen, regjistrimin dhe riprodhimin e zërit dhe imazhit për 0,8 për qind, farmaceutikët, kopshtet, bimët dhe lulet për 0,4 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments