5 C
Tetovo
E enjte, 9 Janar, 2025
BallinaEkonomiShpenzimet për jetesë janë rritur për 3.5% në vitin 2024, ESHS: Ushqimi...

Shpenzimet për jetesë janë rritur për 3.5% në vitin 2024, ESHS: Ushqimi dhe pijet joalkoolike më të shtrenjta për 2.9%

Shpenzimet për jetesë në vitin 2024, në krahasin me vitin 2023, kanë shënuar rritje prej 3.5%, ndërsa çmimet në pakicë 3.8%, kumtoi Enti shtetëror për statstikë. Në dhjetor të vitit 2024, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2023, shpenzimet për jetesë janë rritur për 4.4%. Lëvizja e indeksit të shpenzineve për jetesë në vitin 2024 kanë qenë të ndryshme te grupe të catuara të konsumatorëve.

Rritje e indeksit është vërejtur te të gjitha grupet: restaurantet dhe hotelet për 9.9%, pijet alkoolike, shëndetësia për 5.3%, mallëra të ndryshme dhe shërbime për 5.1%, orenditë, mobiljet dhe mirëmbajtja e amvisërive për 3.8%, veshmbathjet për 3.1%, ushqimi dhe pijet joalkoolike për 2.9%. Çmimet në pakicë janë rritur për 3.8% ndërsa në dhjetor në krahasim me nëntorin e vitit 2024 kanë shënuar rritje prej 1.2%. Norma e inflacionit në dhjetor është 4.4% kumtuan nga Enti shtetëror për statistik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments