5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShpenzimet e jetesës në korrik në nivel vjetor më të larta për...

Shpenzimet e jetesës në korrik në nivel vjetor më të larta për 3 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3.9 për qind

Shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë rritur për 3.0 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3.9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në korrik krahasuar me qershorin 2024 është 0.7 për qind. Çmimet me pakicë, nga ana tjetër, në korrik krahasuar me muajin paraprak shënuan rritje prej 1.5 për qind.

Rritja e inflacionit është rezultat i rritjes së shpenzimeve të jetesës në grupet: restorante dhe hotele për 5.8 për qind, transport për 4.9 për qind, argëtim dhe kulturë për 1.2 për qind, shëndetësi, mallra të ndryshm dhe shërbime për 0.6 për qind, ujë, elektrik, gaz dhe derivate të tjera për 0.3 për qind, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 0.1 për qind.

Në korrik 2024, krahasuar me qershorin 2024, ulje e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet: veshje dhe këpucë për 0.5 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike për 0.2 për qind, komunikime për 0.1 për qind.

Shpenzimet e jetesës në grupet: mobilie dhe mirëmbajtje të amvisërive dhe arsimimi ka mbetur në të njëjtin nivel me muajin e kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments